Orizi plastik, i ardhur nga Kina po përfundon si pilaf e supë në tenxheret dhe stomakët e shqiptarëve

981
Sigal

Gazeta Telegraf/

Tre pjata me oriz të prodhuar me patate dhe plastikë,
janë baras me përmbajtjen e një qeseje plastike 

Më 20 shtator të vitit 2013, Komisioni Evropian raportoi
që produktet e orizit me origjinë kineze ishin të përfshira në Direktivën
2013/287/EU, që theksonte se “produktet e orizit me origjinë nga Kina mund të
lejohen në qarkullim, vetëm nëse shoqërohen me një raport analitik, ku tregohet
se nuk janë produkte të modifikuara gjenetikisht

 

Pas rrezikut të sallamrave e bulmetrave, bukës, ëmbëlsirave,
miellrave, biskotave, mishit e pijeve që prodhohen, importohen dhe tregtohen në
Shqipëri duke na “vrarë” përditë shëndetin dhe jetën sistematikisht e pa “zhurmë”,
një tjetër rrezik ushqimor po futet në tregun, “tenxheret” dhe stomakun e
shqiptarëve. Sipas portalit “agroëeb.org”, jepet alarmi për futjen në tregun
shqiptar të “orizit plastik”, të importuar nga Kina, pasi na shitën lodrat plastike,
tashmë trafikantët kinezë të ushqimeve, kanë shqyer me korrupsion portat e kufijve
dhe doganave shqiptare, për të future në treg “orizin plastik”. Ky lloj orizi,
që nëse e vendos në zjarr shkrin si kauçuk e plasmas, thuhet se është futur në
sasi të mëdha në Shqipëri dhe po testohet për gati për treg, duke eksperimentuar
përzierje me 30% oriz natyral. Po çfarë është ky lloj orizi? Ku prodhohet? Si
fabrikohet përbërja e tij? Ky lloj orizi është shpikur në Kinë. Siç dihet, Kina
është një nga vendet më të mëdha në botë, popullsia në rritje e së cilit është
transformuar në një problem të mirëfilltë ekonomik. Burimet ushqimore të këtij
vendi, janë të pamjaftueshme për të ofruar siguri për popullatën dhe kjo është
arsyeja kryesore përse fenomeni i falsitetit dhe mashtrimit ushqimor është në
majën më të lartë, duke rrezikuar jetët e të gjitha vendeve që kanë partneritet
ekonomik me Kinën, përfshirë Shqipërinë. Në të shkuarën jemi përballur me një
sërë lajmesh mbi produktet e rreme që vijnë nga Kina, por askujt nuk ia merrte
mendja që në Kinë prodhohen ushqime të manipuluara që vetëm ushqime nuk mund të
quhen. Kinezët janë profesionistë të vërtetë dhe pirateria e ushqimit në këtë
vend ka arritur nivele alarmante duke vënë në rrezik shëndetin e njerëzve jo
vetëm në Kinë dhe në mbarë botën. Deri më tani janë identifikuar raste të
makaronave të prodhuara me kimikate, mishit të derrit me baktere fosforishente,
vezëve falso, hudhrave, qumështit me melaminë, arrave të mbushura me çimento,
mishit të miut të maskuar si mish viçi, lëngut të frutave të shitur si verë dhe
së fundmi por jo për nga rëndësia, orizit plastik. Orizi është pjesë e çdo
gatimi në vendet Aziatike dhe konsumohet rregullisht çdo ditë. Nga Azia, orizi
eksportohet në shumicën e vendeve perëndimore. Por tani rreziku i eksportit të
orizit plastik në këto vende ka shkaktuar alarm dhe frikë. Raste të orizit
plastik janë identifikuar në Indi, Indonezi, Vietnam dhe Singapor. Besohet që
orizi plastik përmban materiale sintetike, vdekjeprurëse, dyllë pishe dhe
patate. Ai përzihet me oriz natyral dhe është pothuajse e pamundur ta dallosh
me sy të lirë. Por ama, nëse e gatuan, orizi plastik është i fortë, ndërsa supa
mban era plastikë të djegur. Tre pjata me oriz plastik të prodhuar me patate
dhe plastikë janë të barazvlefshme me një qese plastike. Pak kohë më parë,
Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore publikoi raportin vjetor për rreziqet
që i kanosen konsumatorit Evropian dhe orizi plastik ishte një prej syresh. Kjo
nuk është hera e parë që zyrtarët Evropianë ngrenë shqetësime të tilla. Në
vitin 2013, Parlamenti Evropian kërkoi më shumë sqarime nga Komisioni Evropian
në lidhje me parandalimin e hyrjes së orizit plastik në vendet e BE-së sipas
legjislacionin në fuqi. Asokohe vetë Britania e Madhe theksoi rëndësinë e
diskutimit dhe zbatimit të një mbrojtje më të madhe ligjore ndaj futjes së
këtij orizi në territorin Evropian. Më 20 Shtator të vitit 2013, Komisioni
Evropian raportoi që produktet e orizit me origjinë Kineze ishin të përfshira
në Direktivën 2013/287/EU që theksonte se “produktet e orizit me origjinë nga
Kina mund të lejohen në qarkullim, vetëm nëse shoqërohen me një raport analitik
ku tregohet se nuk janë produkte të modifikuara gjenetikisht, dhe me një certifikatë
shëndetësore të lëshuar nga autoritetet kompetente Kineze ku tregohet se orizi
është prodhuar, përpunuar, paketuar dhe transportuar në përputhje me praktikat
e higjienës së lartë”. Ndonëse në dukje këto praktika janë të zbatueshme,
Britania e Madhe dëshiron të rihapë një diskutim për të vlerësuar më mirë
rreziqet që i kanosen BE-së si pasojë e “përfshirjes së një vendi të tretë” në
tregtimin e një produkti të tillë. Ndërkohë, Rrjeti Ndërkombëtar për Sigurinë
Ushqimore, ka marrë një sërë kërkesash nga vendet anëtare në Azi për të hedhur
dritë mbi lajmin e prezencës së orizit plastik në tregje dhe i ka kërkuar Kinës
më shumë informacion. Kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë të tillë, ndonëse një
vend Aziatik raportoi për një sëmundje të shkaktuar nga konsumimi i këtij
orizi, edhe pse një gjë e tillë nuk u konfirmua. Të dhënat nga Instituti i
Statistikave të Shqipërisë tregojnë që shkëmbimet tregtare me Kinën vitet e
fundit pësuan një rritje të ndjeshme, duke e pozicionuar këtë vend si partnerin
e dytë tregtar të vendit. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, eksportet
drejt vendit Aziatik arritën 909 milionë lek ndërsa importet arritën në vlerën
e 12,152 milionë lekëve. Ndonëse tregtia me këtë vend është orientuar më shumë
drejt importeve të pajisjeve, pjesëve të këmbimit, tekstileve etj, rreziqet për
prezencën e orizit plastik në vendin tonë janë të larta në një kohë kur
mbrojtja ligjore ndaj fenomeneve të tilla lë shumë për të dëshiruar.