Qytetarët serbë presin në radhë për vaksinimin / Beogradi shtrin fushatën edhe në Kosovë

228
Sigal

Një ditë pas nisjes së vaksinimin anti-Covid në Serbi, Beogradi nuk ka humbur kohë duke filluar sot vaksinimin me “Pfizer” edhe të serbëve në Veri të Kosovës.  nteresi i qytetarëve është shumë i madh, sidomos në mesin e të moshuarve, raporton portali serb i Kosovës, “Kosovoonline”.

Lexo edhe : Krishtlindja: Qeniet njerëzore festojnë por nuk kuptojnë

Nisjen e vaksinimit në veri e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Vaksinimi ka nisur në Leposaviq, ndërsa në Mitrovicën e Kosovës vjen sot. Vaksina është për të moshuarit mbi 75 vjeç, së pari t’i mbrojmë ata e më pas edhe gjithë të tjerët”, ka deklaruar Vuçiç.

Para Shtëpisë së Shëndetit në Leposaviq shihet rreshti i gjatë i njerëzve që presin të vaksinohen, veçanërisht të moshuar. Nuk është bërë me dije se sa është numri i personave që do të përfitojnë vaksinim.

Në Serbi mbërriti kontigjenti i parë i vaksinave të Pfizerit në masë 4.800 copë, duke u bërë ndër vendet e para evropiane që nis me programin e vaksinimit kundër COVID-19.

Kosova nuk ka siguruar ende vaksina, por ka aplikuar në programin COVAX, i cili u mundëson vendeve të varfra dhe me zhvillim të mesëm të arrijnë te një numër i kufizuar i vaksinave.