Qipro hap kufijtë, por me një kusht…

Ishulli i Qipros ka hapur ditën e sotme kufijtë për 13 vende, duke lejuar hyrjen pa karantinë por me kushtin që të rezultojnë negativë ndaj testit të Covid.

Vendimi i ri vlen për vizitorët nga Gjermania, Austria, Malta, Greqia, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Sllovakia, Sllovenia, Lituania, Norvegjia, Danimarka dhe Hungaria. Do të mbetet të paktën deri në 20 qershor kërkesa për kreyerjen e një testi gjatë hyrjes në ishull.

Sigal

Sipas një raportoi, në rast se ndonjë vizitor infektohet gjatë qëndrimit, Qiproja do të marrë përsipër kostot e trajtimit mjekësor.

Më 20 qershor pritet të shtohen në listë edhe Zvicra, Republika Çeke, Polonia, Rumania dhe Kroacia.