Putin uron Vuçiç për fitoren: Do të vijojmë të forcojmë lidhjet Rusi-Serbi

160
Sigal

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar liderin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për fitoren e rizgjedhjes dhe tha se ai shpresonte të forconte partneritetin e tyre strategjik. Në një postim në telegram, drejtuar Vucic, Putin tha:

“Unë pres që puna juaj si kreu i shtetit do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik që ekziston midis vendeve tona. Kjo padyshim përmbush interesat e popujve vëllazërorë të Rusisë dhe Serbisë.”

Kremlini vlerësoi fitoren “bindëse” të liderit serb, duke shtuar se Putin përshëndeti politikat e tij të jashtme “të pavarura”. Vuçiq ka qenë një nga aleatët e tij të rrallë në Evropë. Ai e ka menaxhuar me kujdes përgjigjen e Serbisë ndaj fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke dënuar zyrtarisht Rusinë në Kombet e Bashkuara, por duke mos e sanksionuar Moskën, ku shumë serbë kanë një pikëpamje të favorshme për Kremlinin.