Putin: Të gatshëm për bisedime me BE-në dhe Ukrainën, për marrëveshjet tregtare

458
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska është e gatshme të bashkëpunojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare me Bashkimin Europian dhe Ukrainën. “Mendoj se do të kthehemi tek ky problem më shumë se një herë. Ne duam t’i normalizojmë marrëdhëniet (tregtare) me partnerët tanë, Ukrainën dhe Bashkimin Evropian”, mësohet të ketë thënë Putin. Sipas mediave vendase, javën që kaloi presidenti rus ka udhëzuar qeverinë e tij që duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen do të pezullonte zonën e tregtisë së lirë me Ukrainën.
Sigal