Punonjësi i një supermarketi ekzekutoi 6 persona, reagon Biden: Akt i tmerrshëm, ditë zie

84
Sigal

Një sulm me armë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e sotme. Raportohet se një punonjës i një supermarketi ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur katër të tjerë në Virxhinias. Pas ngjarjes së rëndë ai u vetëvra. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ngjarja ka alarmuar gjithë zonën dhe jo vetëm pasi sulme të tilla me armë janë bërë të zakonshme në SHBA. Një dëshmitar okular nga vendi i ngjarjes, i cili ishte dhe punonjës i suopërmaketit ka rrëfyer se ngjarja ndodhi shumë shpejt. Ndërsa motra e një të riu 20-vjeçar që punonte në supermarket tregoi se i vëllai është plagosur vetëm 10 minuta pasi kishte marrë turnin. Ai fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një zonjë kishte treguar për CNN se nënë e saj ishte brenda në supermarket në momentin që ndodhi ngjarja dhe i kishte dërguar asaj një emsah kue lajmëronte për atë që kishte ndodhur. Ndërkohë, guvernatori republikan i Virxhinias, Glenn Youngkin, urdhëroi që flamujt të valonin në gjysmështizë për të shënuar tragjedinë.

“Do të ketë kohë që ne të reagojmë dhe të kuptojmë më mirë, por sot është një moment ku duhet të mbështesim këto familje që po përballen me të paimagjinueshmen”, tha ai.

Presidenti Joe Biden e përshkroi sulmin si një tjetër akt dhune të tmerrshme dhe të pakuptimtë.

“Kam nënshkruar reformën më të rëndësishme të armëve, por kjo nuk mjafton pothuajse. Ne duhet të ndërmarrim veprime më të mëdha,” tha ai.

Të shtënat vijnë vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBT në shtetin amerikan të Kolorados, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë. Dhe në fillim të këtij muaji, tre lojtarë të futbollit amerikan u qëlluan dhe u vranë në Universitetin e Virxhinias.