Punimet në rrugë shkaktojnë tragjedi në Itali, humb jetën punëtori

111
Sigal

Aksident fatal në punë ka ndodhur pasditen e sotme në Gironico, një fshat i Colverde, në zonën e Como në Itali.

Një punëtor 40-vjeçar, i cili po kryente një gërmim për punime rrugore rreth tre metra të thellë, është groposur për shkak të një defekti në rrugë.

Shpëtimi nga zjarrfikësit dhe 118 punonjësit ishte i padobishëm pasi viktima pati vdekje të menjëhershme.

Karabinierët po kryejnë hetimet e kompetencës dhe Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.