Meta: Marrëdhëniet e mia SHBA janë të shkëlqyera! Rama flet në emër të SHBA dhe të Vuçiçit!

108
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në një emision deklaroi se marrëdhëniet e tij me SHBA-të janë të shkëlqyera.

I pyetur përse shkaktoi shumë reagim takimi i tij me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, Meta tha se kjo është gjithë makineria e Ramës, e manipulimit dhe e dezinformimit.

Meta theksoi se Rama çdo poshtërsi e ka bërë në emër të SHBA-së ndërsa shtoi se kreu i qeverisë flet edhe në emër të Vuçiçit duke i thënë BE-së të mos i bëjë presione.

“Çdo poshtërsi që ka bërë në Shqipëri e ka bërë në emër të SHBA, kur ata bëjnë një kritikë të qartë, e dini çfarë anatemimesh fillojnë ndaj tyre.

Asnjëherë nuk jam shqetësuar dhe s’kam folur kurrë në emër të SHBA. Flas në emër të Presidentit, apo kryetarit të Partisë së Lirisë. Rama flet në emër të tyre, në emër të Vuçiçit, i thonë mos i bëni presione.”-tha Meta.