Publikohet raporti/ Bota po djeg qymyr më shumë se çdo herë tjetër

104
Sigal

Ky rekord vjen vetëm një vit pasi vendet ranë dakord të heqin dorë nga përdorimi i qymyrit në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgow, raportoi CNN-i të premten.

Rritja është kryesisht për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve të gazit natyror dhe karburanteve të tjera, gjë që ka detyruar disa vende dhe rajone t’i drejtohen qymyrit si një alternativë më e lirë.

Qymyri është burimi më i madh në botë për prodhimin e energjisë elektrike dhe prodhimin e çelikut dhe çimentos. Por është gjithashtu kontribuesi më i madh në krizën klimatike, duke përbërë rreth 40 për qind të emetimeve globale të gazeve serrë nga përdorimi i karburanteve fosile.

“Evropa dhe Bashkimi Evropian në veçanti, ka qenë një nga rajonet më të goditura nga kriza energjetike, duke pasur parasysh varësinë e saj në furnizimet e gazit natyror nga tubacionet ruse”, thuhet në raport.