Suplementi Pena Shqiptare/ Izet Shehu: Amanet

170
Sigal

Ju lutem, më dëgjoni,

Unë jam ky që jam:

me këmbë si betoni,

me degë si një man.

Dhe jam krejt i zakonshëm,

i vdekshëm si dhe ju,

që mbiva në këtë tokë

dhe do të vdes këtu.

I rënë në qetësi,

si një vullkan i shuar,

u lë një grusht me hi.

Një pyll me mijëra duar,

u lë këto pak gjurmë,

ca dridhje vjershërie:

atyre që i desha shumë,

u lë një qiell me yje.