Publikohen pamjet, momenti kur tërmeti me magnitudë 5.6 godet Turqinë, njerëzit vrapojnë të tmerruar

499
Sigal

Turqia ka përjetuar momente tmerri, gjatë natës së kaluar, teksa është goditur nga rreth 200 lëkundje tërmeti, ku më e forta ishte me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, e ndjekur nga disa lëkundje të tjera të forta.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të lëkundjeve të forta, ku shihen momentet e panikut te njerëzit, të cilën shfaqen duke vrapuar të tmerruar për të dalë nga banesat.

Ndërkohë, tërmeti i fortë ka lënë edhe persona të plagosur, ku raportohet se katër kanë përfunduar në spital, por fatmirësisht nuk ka viktima.