Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit, të pathënat e deklaratave të gjermanëve për negociatat

281
Sigal

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag Johann Wadephul ka reaguar ashpër lidhur me ndryshimet Kushtetuese.

Ai tha se hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore janë shkelje serioze e marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 Janarit që do të minonin Reformën Zgjedhore deri në asgjësimin e saj.

Detaje për qëndrime të deklaratave të zyrtarëve gjermanë sjell Erisa Zykaj. Në një lidhje nga Brukseli gazetarja sqaron qëndrimin e Gjermanisë dhe deklaratën e djeshme nga Wadephul dhe Bundestagu gjerman.

Gjermania e vetme mund ti bllokojë negociatat. Deklarata e djeshme që erdhi nga Wadephul nga Bundestagu Gjerman është një sinjal që plotëson atë kuadrin e sinjaleve që erdhën nga institucione të tjera të Bashkimit Evropian.

Rikujtojmë deklaratën e grupimit të Partisë Popullore Michael Gahler i cili tha se çdo deklaratë e partisë në pushtet që cënon marrëveshjen e  5 qershorit, cënon thelbin e kësaj marrëveshje dhe nuk do të pranohej.

Para kësaj deklarate ka qenë reagimi i komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi i cili tha se presim zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe se çdo ndryshim tjetër do të duhej të ndodhte të paktën një vit para zgjedhjeve.

Këto deklarata janë shumë të rëndësishme, pasi Gjermani tani mban presidencën 6 mujore të BE. Ndaj ajo përmbyll ciklin e sinjaleve që institucionet evropiane i japin Shqipërisë që të mos devijojë nga rruga që i është shtyra për hapjen zyrtare të negociatave që fillon me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Katër ishin mesazhet kryesore në deklaratën që pamë dje:

-Nëse do të ndodhte cënimi apo ndryshimi i marrëveshjes së 5 qershorit, kjo do të ishte një shkelje, do të agjesonte marrëveshjen.

-Do të shënonte shkelje të besimit të OSBE , BE dhe të gjitha organizatave që kanë kontribuar për reformën.

-Bundestagu Gjerman nuk do ti pranonte këto ndryshime. Ai do ta pranonte marrëveshjen vetëm nëse ajo do të aprovohet ashtu siç është, ndryshe kryeministri Shqipëria do ta vinte veten në vështirësi nga shtetet anëtare të BE.

-Një shtet anëtar mund të bllokojë procesin.  Pra Shqipëria nga një listë me 9 kushte kaloi me 15 kushte.

Bllokimi i negociatave është një humbje për Shqipërinë dhe shqiptarët. E kemi thënë që është i vetmi proces ku pritet transformimi ekonomik, politik dhe social i vendit. Kjo i duhet vendit. Kjo do të bëjë të mundur mbylljen e të gjitha plagëve dhe rikthimin e një shteti të së drejtës”.