“Deklaroni pasurinë”, OFL u dërgon formularin tre të dënuarve në Vlorë

303
Sigal

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit ka njoftuar se iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre personave të dënuar për vrāsje dhe trafik lëndësh narkotike në Vlorë.

Bëhet fjalë për Real Osmanin banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Elidon Bojko, banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar krīminal”.

Aleksandër Bojko, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme

Njoftimi:

OFL, 16 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

R.O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

E.B., banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar krīminal”;

A.B., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.