Princ Harry dhe Meghan Markle nuk do ta festojnë Krishtlindjen me familjen mbretërore, por pse?

83
Sigal

Nëse doje të shihje një foto me të gjithë familjen mbretërore, na vjen keq, por me shumë gjasa nuk do të ndodhë, sepse Meghan dhe Harry edhe këtë vit, nuk do të jenë në festën e Krishtlindjes me pjesën tjetër të pallatit mbretëror.

Pse? Sepse marrëdhëniet e tyre janë të tensionuara. Kur të gjithë menduam se vdekja e mbretëreshës Elizabeth do t’i afronte princin Harry dhe Meghan Markle me familjen mbretërore, burimet thonë se situata vijon të jetë e nderë.

Vendimi për të shmanguar festimin e Krishtlindjes me mbretërorët u mor nga çifti, pas panikut që po mbizotëron në pallat, nga libri me kujtime i princit Harry, vepër e cila pritet të trazojë sërish ujërat dhe ta ndërlikojë edhe më tepër situatën.

Princ Harry dhe Meghan Markle nuk do ta festojnë Krishtlindjen me familjen

COURTESY OF PENGUIN RANDOM HOUSE

Sipas botuesve të librit, kjo vepër sjell versionin e papërpunuar dhe të palëkundur dhe është një botim historik plot me njohuri, zbulime, vetëreflektim dhe urtësi të fituar nga pikëllimet dhe dashuria e Harry-t.