Presidentja Osmani i uron mirëseardhjen në Kosovë kompanisë së Elon Musk

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhjen në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink.

‘Mirësevjen në Kosovë’, ka shkruar Osmani në platformën X, duke etiketuar kompanisë Starlink dhe inovatorin Elon Musk.

NOA

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon Musk tashmë operon edhe në Kosovë.

Këtë e konfirmoi vetë miliarderi përmes një postimi në X një ditë parë.

‘Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesa të pakta i Starlink-ut tani është në dispozicion edhe në Kosovë!’’.

SpaceX nisi satelitët e saj të parë testues Starlink në orbitën e Tokës në vitin 2018 dhe satelitët e parë operacionalë në vitin 2019. Që atëherë SpaceX ka dërguar në orbitë më shumë se 5000 satelitë Starlinks nga Florida dhe Kalifornia, duke përdorur raketat e veta Falcon.

Në muajin tetor, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë (ARKEP) tha se e ka autorizuar kompaninë amerikane Starlink, për ofrimin e qasjes në internet në çdo pjesë të Kosovës.