Presidentja e Parlamentit Evropian: Në Ukrainë po kryhen krime ndërkombëtare lufte

125
Sigal

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola tha se sulmet me raketa në një stacion treni në Kramatorsk dhe sulme të tjera ndaj civilëve në Ukrainë janë krime ndërkombëtare lufte që po kryhen kundër njerëzve sovranë që thjesht po luftojnë për demokracinë dhe për vendin e tyre. Duke folur për CNN të premten, Metsola tha se Evropa nuk po jep pajisje, ndihmë financiare ose ndihmë logjistike mjaftueshëm shpejt.

Ajo tha gjithashtu se Evropa po e financon këtë luftë ”drejtpërsëdrejti apo tërthorazi” dhe duhet të marrë përgjegjësinë për të mos vepruar më herët për të ndaluar luftën.

“Pse e kemi strehuar Putinin, familjen e tij, oligarkët dhe të gjithë njerëzit që e mbështesin atë në Evropën tonë duke u shitur atyre pasaportat tona, shtetësinë tonë? Duke i lejuar ata të fshehin paratë e tyre në vendet tona. Dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më”, tha ajo.

Kur u pyet për kandidaturën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Metsola tha për parlamentin, është e qartë. Vendi për Ukrainën është në Evropë.