Presidenti ukrainas refuzon ofertën e SHBA për evakuim: Kam nevojë për municione, jo për udhëtim

239
Sigal

Ukraina po përballet me zemërimin e egër të Putin dhe raketat e tij të fuqishme ushtarake që po marrin shumë jetë të ukrainasve. Në një kohë kur shteti ukrainas po përjeton ngjarjen më të rëndë, Uashingtoni i ofroi Volodymyr Zelenskyt ndihmë në evakuimin e tij nga Ukraina. Pas kësaj oferte ka ardhur reagimi i presidentit ukrainas i cili ka deklaruar se ka nevojë për municione dhe jo udhëtim.

Zelensky

Lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo për udhëtim.

Ndërkohë më herët Moska tha se nga frika e pushtimit rus, presidenti ukrainas ka ikur nga Kievi. Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Përmes një video të publikuar në Facebook-un e tij, Zelensky tregon se është në Ukrainë duke mbrojtur deri në fund vendin e tij. I rrethuar nga këshilltarët e tij, Zelensky shprehet se nuk ka aspak frikë dhe se nuk fshihet nga askush.