Presidenti ukrainas: Do nxjerrim nga qelitë të burgosurit me përvojë ushtarake

168
In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks to the nation via his smartphone in the center of Kyiv, Ukraine, Saturday, Feb. 26, 2022. Russian troops stormed toward Ukraine’s capital Saturday, and street fighting broke out as city officials urged residents to take shelter. The country's president refused an American offer to evacuate, insisting that he would stay. “The fight is here,” he said. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)
Sigal

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të linin armët dhe të mos u besonin komandantëve të tyre.

Hiqni pajisjet tuaja. Largohuni nga këtu. Mos u besoni komandantëve tuaj. Mos u besoni propaganduesve tuaj. Vetëm shpëtoni jetën tuaj,” tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se autoritetet do të lironin të dënuarit me përvojë luftarake në mënyrë që ata të mund të ndihmonin në mbrojtjen e vendit.

“Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë nga pikëpamja morale, por që është i dobishëm nga pikëpamja e mbrojtjes sonë,” tha ai.