Presidenti Trump nuk do të marrë pjesë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

414
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të shtunën se nuk do të marrë pjesë në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Hera e fundit kur një president nuk ishte i pranishëm në këtë darke, ishte para 36 vjetësh kur Ronald Reagan nuk mori pjesë, pasi po merrte veten pas një atentati ndaj tij në vitin 1981. Megjithatë ai e mbajti fjalën e tij përmes një telefonate.
Presidenti Trump e bëri të ditur vendimin e tij në Twitter, ku shkruajti “Unë nuk do të marr pjesë në darkën e këtij viti të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. I uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme dhe gjithë të mirat”!
Zoti Trump ka marrë pjesë shpesh në këtë ngjarje, por jo vitin e kaluar.
Në një moment gjatë fjalimit plot shaka të ish presidentit Obama në darkën e vitit të kaluar, ai pyeti pse zoti Trump nuk kishte shkuar.
Darka vjetore përfshin politikanë, gazetarë, njerëz të famshëm, dhe zakonisht edhe presidentin dhe zonjën e parë.
Presidenti Trump ka kohë që ka patur një marrëdhënie konfliktuale me shtypin. Që prej marrjes së detyrës, megjithatë, ai i ka rritur kritikat e tij duke akuzuar disa gazeta dhe rrjete të famshme se ata publikojnë “lajme të rreme” dhe duke i quajtur ata “armiq të popullit amerikan”.
Sigal