Basha: I dëgjuat mesazhet që vijnë nga Europa dhe mbarë bota? Beteja jonë deri në fitore

467
Pas fjalëve inkurajuese dhe mesazheve të forta që ndanë me të pranishmit në protestë, Paul Ziemak, Kreu i forumit rinor të CDU gjermane dhe kryetari i Unionit të të rinjve të djathtë në Europë, Javier Hurtado Mira, kryeopozitari Lulzim Basha pohoi se PD do të vijojë betejën e saj deri fitore.
Teksa falënderoj për qëndrimin pro kauzës së opozitës që sipas tij vinë nga Europa por dhe mbarë bota, lideri Basha tha se rina ka në dorë fatin e vendit. Sipas tij, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, është një nga kushtet e panegociueshme.
“Kjo është mbështetja kuptimplotë që Europa i jep kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kauzës së qytetarëve shqiptarë për një Republikë të re. Ky mesazh është besim i madh që investohet tek kjo lëvizje, pasi unë jam ushtar i kësaj lëvizje deri në fitore. Ky është një mesazh për të gjithë ata që janë sot në ballë të kësaj beteje, të kësaj përballje. Nesër do jenë ata që do kenë në dorë fatin e vendit. Mesazhi që vjen sot nga miqtë tanë gjerman dhe spanjoll është i madh. zgjedhje të lira dhe të ndershme është kusht i panegocueshëm. I dëgjuat mesazhet mbështesë nga Europa? Që vjen nga e gjitha bota? Nuk do e lëshojmë këtë betejë deri në fitore. Kampionët e lirisë janë me ne. Faktet janë me ne. Shumica e shqiptarëve janë me ne, Zoti është me ne. Fitorja është e juaja, e shqiptarëve, e Shqipërisë.”, tha Basha.
Sigal