Presidenti Macron: Europa duhet të garantojë rendin e shumanshëm botëror

462
Europa është tashmë e ngarkuar të garantojë rendin botëror të dobësuar, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron një ditë pas vendimit të SHBA-së për të dalë nga marrëveshja bërthamore iraniane.
“Ne jemi në një çast historik për Europën, që është e ngarkuar të garantojë këtë rend të shumanshëm që kemi krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe që shpesh herë sot tronditet”, theksoi Macron në një intervistë për televizionin publik gjerman, përmbajtja e të cilës është publikuar nga Elizeja.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.
Sigal