Prindërit mbyllin djalin 5 vjeç në kafazin e maces , arsyeja trondit

453
foto ilustruese
Fusin djalin brenda një kafazi për mace dhe më pas e vrasin, duke i hedhur ujë të nxehtë sipër.Azlin Arujunah dhe Ridzuan Mega Abdul Rahman, që të dy 27 vjeç, u deklaruan për vrasjen e djalit të tyre 5 vjeç, në banesën e tyre në Singapor.Ngjarja e rëndë ndodhi tre vite më parë, por vetëm këtë të martë gjykata shpalli fajësinë e tyre, teksa vendimi përfundimtar do të jepet në javët në vijim.Vogëlushi ishte mbyllur në një kafaz për mace, ku ishte torturuar nga prndërit duke u goditur me lugë dhe duke u pickuar me pinca, ndërsa më tej ata i hodhën ujë të valuar sipër.Gjatë procesit gjyqësor prindërit mohuan fillimisht çdo akuzë, por më tej u dorëzuan, duke thënë se e kishin bërë gjithçka për ti dhënë një mësim djalit.Nga autopsia e kryer në trupin e fëmijës, u gjetën shenja të tjera dhune dhe të nxira. Hetimet zbuluan se shpërthimi i prindërve, ndodhi pasi fëmija, kishte refuzuar që të lahej.Po ashtu rezultoi se prindërit kishin pritur gjashtë orë para lajmërimit të ndihmës së shpejtë, teksa vogëlushi ndërroi jetë në spital.
Sigal