Presidenti kroat: Gjuha e urrejtjes e Sheshelit mund të dëmtojë paqen

480
Sigal

KROACI – “Gjuha e urrejtjes e të dyshuarit për krime lufte të Tribunalit të Hagës, Vojisllav Sheshel, i cili është në lirim të përkohshëm, mund të dëmtojë seriozisht paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në letrën e  Presidentit kroat Ivo Josipoviç, drejtuar Tribunalit ndërkombëtarë të Hagës.
 
Presidenti kroat, dje në prag të përvjetorit të 23 të rënies së Vukovarit, iu drejtua opinionit në lidhje me lirimin e fundit të dyshuarit për krime lufte të Tribunalit të Hagës Vojisllav Sheshelit, ku gjatë fjalimit të tij, tha se ai i kishte dërguar një letër Kryetarit të Tribunalit, Theodor Meron.
“Vendimi i Dhomës Gjyqësore për të liruar Sheshelin për arsye humane është pjesë e juridiksionit të saj në, kuadër të së cilës, në mënyrë të pavarur, bazuar në rregulloret e aplikueshme.
 
 “Në letrën e drejtuar Presidentit Meron, theksova se si politikan nga një vend që nuk është palë në procedurë nuk mund të vërë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës ” tha Josipoviç.
Kur është fjala për Sheshelin, gjithashtu shtoi se procesi i gjatë gjyqësor në rastin e tij “minon besimin në të drejtën ndërkombëtare.” Josipoviç iu referua gjithashtu mitingjeve politike që Shesheli i ka mbajtur pas arritjes në Serbi, duke e quajtur atë “tallje me drejtësinë ndërkombëtare dhe viktimat.”
 
“Shesheli përsëri, flet më gjuhën e urrejtjes edhe me deklaratat, si dhe fjalimet e tij rinovon ideologjinë që ishte pikënisja e luftës në ish-Jugosllavi, ideologji që ka lënë pas krime të shumta, vdekje, shkatërrim dhe vuajtje të madhe. Sigurisht, kjo ndikon destruktivisht në procedurat penale që po zhvillohen në Hagë, dhe kjo përhap frikë në mesin e njerëzve, sidomos tek viktimat dhe dëshmitarët dhe dëmton besimin tek drejtësisë ndërkombëtare,” tha ai, duke shtuar se ndodhitë e përmendura janë në kundërshtim me qëllimet themelore të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Sipas tij, gjuha e urrejtjes së Sheshelit mund të “prish rëndin, paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore”. “Në letrën që i drejtova Kryetarit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i përmenda këto fakte dhe shpreha besimin se ata, përveç dimensionit moral dhe politik kanë edhe relevancë ligjore,” tha Josipoviç./ Anadolu/