Presidenti francez Macron: Izraeli të tërhiqet nga çdo projekt për aneksimin e territoreve palestineze

261
Sigal

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të heqë dorë nga çdo projekt për aneksimin e territoreve palestineze, një hap që do të minonte paqen, njoftoi sot Elysée. “Ai i kujtoi atij angazhimin e Francës për paqe në Lindjen e Mesme dhe i kërkoi të abstenonte marrjen e çdo mase për aneksimin e territoreve palestineze”, shtoi i njëjti burim. ”Macron nënvizon se një masë e tillë do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe do të kompromentonte mundësinë për një zgjidhje me dy shtete si vendosja e një paqeje ët drejtë dhe afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve”, thuhet në komunikatën e Elysee-së duke iu referuar një bisede telefonike mes dy drejtuesve.