Preshevë, mbi 6000 azilantë nga Siria

533
Mbi 6000 azilantë janë duke pritur në radhë, për të hyrë në qendrën e pranimit në Preshevë. Plot 4000 refugjatë kanë mbërritur vetëm gjatë natës së fundit në Serbi, duke e bërë këtë fluks të konsiderohet si një nga krizat më të mëdha të shkaktuara në këtë vend, gjatë valës së fundit të azilantëve. Qendrën e strehimit në Preshevë e ka vizituar ambasadori britanik në Serbi, i cili ka thënë se duhet një mbështetje e gjerë. “Unë kam ardhur këtu të shpreh mbështetjen tonë për njerëzit këtu, për banorët, teksa vlerësojmë punën e Serbisë në këto ditë të vështira për të gjithë”, tha Denis Keefe, ambasador i Britanisë së Madhe, Beograd.
Sigal