Polonia votoi sot për Presidentin e ri, Komorowski sërish favorit

436
Polonia votoi sot për Presidentin e ri, ku kreu aktual i shtetit, Bronislaw Komorowski është favorit të marrë një mandat të dytë.
Sondazhet e shpallin Komorowskin fitues por nëse asnjë kandidat nuk siguron 50% të votave do të ketë një tjetër raund.
Komorowski u zgjodh president 5 vite më parë pas aksidentit të pësoi paraardhësi i tij Lech Kaczynski.
Në Poloni presidenti ka pushtet të kufizuar por është kreu i forcave të armatosura dhe mund të përdorë veton për ligjet.
Kundërshtari më i fortë është Andrej Duda i opozitës por në garë janë edhe 8 kandidatë të tjerë. E vetmja femër kandidate për presidente është Magdalena Ogorek që ka votuar sot në mëngjes.
Gjatë periudhës së tensionit Poloni-Rusi për shkak të konfliktit në Ukrainë presidenti Komorowski ka deklaruar se ka qenë faktor stabiliteti.
Zgjedhjet presidenciale në Poloni paraprijnë ato parlamentare të parashikuara për tu zhvilluar në vjeshtë. Nëse sot asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave raundi tjetër do zhvillohet më 24 maj. 
Sigal