Politikania kurde përdhunohet dhe vritet me gurë, si iu bë pritë teksa po shkonte në një takim

901
Sigal

Thuajse të gjithë eksponentët kryesorë politikë dhe ushtarakë kurdë shkuan në funeralin e saj në Derek, një fshat përgjatë kufirit me Irakun.

Pavarësisht luftës, ishte e pamundur që ata të mos i jepnin lamtumirën e fundit 35-vjecares Hevrin Khalaf. Vdekja e saj në një rrugë ndërmjet Hasakah dhe Qamishli ishte një provë mizore e destabilizimit të rajonit që tani është në prag kolapsi.

Khalafin, një grua e fortë, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave civile, e përkushtuar për mbrojtjen e më të dobëtëve, e njihnin të gjithë në Qamishli, Kobane dhe Raqqa.

Ajo kishte mësuar anglisht në një moshë shumë të re, ishte bërë inxhiniere dhe qe përkushtuar të ndihmonte gratë.

“Ishte gjithmonë e pranishme në takimet me delegacionet e huaja. Elegante dhe e matur, kishte marrëdhënie të drejtpërdrejta me diplomatët amerikanë dhe evropianë”, thonë bashkëpunëtorët e saj. Mediat lokale zbulojnë detaje të frikshme rreth vdekjes së saj.

Sipas tyre duket se ka qenë viktimë e një prite të planifikuar mirë. Ajo ishte nisur të merrte pjesë në një takim në Hasakah me disa aktivistë nga partia e re, ku ishte sekretare e përgjithshme, “Partia Siriane e Ardhmërisë”.

Por mbi makinën e saj u qëllua me mitraloz. Shoferi dhe një nga bashkëpunëtorët u vranë menjëherë.

Ajo u tërhoq nga makina, e u përdhunua përpara se të vritej me gurë në mes të rrugës. Mendohet gjerësisht se autorët e krimit janë milicët pro-Turqisë.