“Sa herë të bëni s*ks fitoni sevape”, gazetari shqiptar shpërthen ndaj Imamit: Tipat si ti shkojnë në ferr

223
Sigal

Sugjerimi i Imamit nga Prishtina, Fadil Musliu, për burrat shqiptarë që të kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale me gratë e tyre sepse kështu përfitojnë sevape, ka shkaktuar shumë zhurmë.

“Jepni dashuri pa kufi grave të juaja sepse është obligim dhe sa herë që bëni marrëdhënie seksuale ju fitoni shumë sevape”, tha ai pak ditë më parë.

Pikërisht kjo deklaratë e imamit nga Prishtina nuk është pritur mirë nga gazetari Milaim Zeka, i cili, gjatë një interviste për Tch, ishte totalisht kundër kësaj deklarate të Fadil Musliut.

“Edhe ky personi i intervistuar nga miku im, flet për femrat sikur të jetë ndonjë bakall i prishur. Me nënçmimin më të madh, jo nëna, jo baba, ja dorëzon. Kujt do ja dorëzoj vajzën time? Vajza ime dorëzohet vetë. Nuk kam fjalë në gjuhën shqip apo të ndonjë gjuhe tjetër ta shpjegoj mënyrën banale që flitet për gjininë femërore”, tha Zeka.

Ky i fundit shtoi se nëse ka ferr apo parajsë, imami do të shkojë në ferr.

“Nëse diku ka ferr apo parajsë janë pikërisht këto njerëz që shajnë nënë, vajzën e vet që do të dënohen me ferr. Unë nuk besoj, por ata besojnë se ka ferr e parajsë.  Unë Kam 5 motra dhe nënën, falë nënës jam këtu. Unë kam vajza. Falë gjinisë femërore ekziston bota”, tha gazetari i njohur.