Policia greke: Shkatërruam rrjetin e fuqishëm të drogës nga Shqipëria në Turqi

460
Sigal

Policia greke në një deklaratë zyrtare për mediat, është shprehur ditën e sotme se ka shkatërruar një rrjet të fuqishëm të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Turqi dhe sillnin heroine nga Turqia ne Shqiperi.

‘Bëhet fjalë për shkatërrimin e një rrjeti kriminale të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Turqi dhe trafikut të heroines nga Turqia në Shqipëri’, thuhet në deklaratën e policisë greke.

Pjesë nga deklarata e policisë greke:

Ne datën 25 shtator jemi njoftuar per dy gomone qe po tentonin te transportonin droge ne brigjet e Turqise.

U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avione te FRONTEX ne verilindje te detit Egje. Operacioni rezultoi ne kapjen e nje gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin ne te, te moshes 25, 42 dhe 42-vjec.

Ne dt.29 shtator, u zbulua nje gomone tjeter me nje shtetas ne te ne zonen detare te Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjec. Per te njejten ceshtje jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere.

U arrit te krijohej profili i ketij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone qe kane mundesi te transportojne sasi te medha droge, motorre te shpejte dhe skafiste te zote. Ata zgjidhnin te lundronin ne dite me vranesira dhe erera te forta dhe det mbi 5-6 balle.

Ne dt.30 shtator, ne ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuane.

3 te arrestuarit e pare kane marre masen e sigurise ‘Arrest ne burg’.

© SYRI.net