Policia greke kap me armë 3 kurde-irakiane me shtetësi britanike. Dyshime se janë të ISIS

476
Zyrtarët në Greqi thonë se kanë arrestuar tre meshkuj, nën dyshimet se kanë bërë përpjekje të kontrabandojnë armë dhe municion përtej kufirit me Turqinë. Policia greke ka thënë se të tre të dyshuarit janë kurdë irakianë, me shtetësi britanike. Ata janë arrestuar nga policia greke në Aleksandropolis. Të dyshuarit janë dy qytetarë britanikë me origjinë nga Iraku, të moshave 28 dhe 22 vjeç. Një prej tyre me moshe 39 vjeç, është arrestuar pranë një pike kufitare me katër pistoleta dhe mbi 200,000 fishekë. Dy të tjerët, 22 dhe 28 vjeç, janë arrestaur në një qytet pranë, me 18 pushkë dhe 27,000 fishekë. Një nga të dyshuarit rezulton se ka hyrë në Greqi në fillim të shkurtit dhe tjetri të premten.
Sipas alexpoli.gr, autoritet kanë arrestuar edhe një person të tretë, edhe ai me origjinë nga Iraku, i cili ishte gjithashtu në një kamper dhe kishte me vete armë dhe municione. Policia ka thënë se nuk ka prova se ata janë të lidhur me grupin militant Shteti Islamik, por ka shtuar se armët mund të kenë qenë për trajnim ushtarak. Por, sipas mediave greke, autoritetet po kryejnë hetime të tjera pasi besohet se ata do të ndërmerrnin sulme në Greqi.
Sigal