Irlanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

274
Sigal

Përdorimi i vaksinës së Oksford-AstraZeneca është pezulluar edhe në Republikën e Irlandës.

Sipas BBC, Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizimin (NIAC) rekomandoi këtë veprim pas raporteve të rasteve serioze të mpiksjes së gjakut tek të rriturit në Norvegji.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ministri irlandez i Shëndetësisë, Stephen Donnelly, tha se ky ishte një “hap paraprak”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe të një rreziku në rritje të zhvillimit të mpiksjes.

Javën e kaluar, Danimarka dhe Norvegjia pezulluan përdorimin e vaksinës.

Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka arsye të ndalet përdorimi i vaksinës nga frika se shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka informacion që tregon se kjo është e vërtetë.

Më shumë se 110 mijë doza të vaksinës së AstraZeneca janë administruar në Irlandë, që është rreth 20 për qind e të gjitha dozave të dhëna deri më tani.