Po shqetësonin fqinjët, shqiptarët sulmojnë me grushte dhe me gurë policët në Greqi, në pranga babë e bir

125
Sigal

Dy shqiptarë të moshës 40 dhe 21 vjeç kanë rënë në prangat e policisë helene, pasi kanë dhunuar efektivët e policisë si edhe kanë shkaktuar dëme materiale në makinën e patrullës.

Mediat greke bëjnë me dije se dy shqiptarët e arrestuar janë babë e bir dhe se dyshja  pritet të paraqitet para gjykatës për t’u njoftuar me dënimin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, 14 Korrik në Selanik.

Policia shkoi në lagjen ku jetonin dy shqiptarët, pasi kishin marrë një telefonatë për prishje të qetësisë publike, pasi familja shqiptare kishte organizuar një festë në shtëpi me muzikë, gjë që ka bezdisur fqinjët, të cilët me radhën e tyre kanë telefonuar policinë, shkruan abcnews.al.

Por me sa duket familja shqiptare nuk e mori mirë ardhjen e policëve, e për pasojë babë e bir të cilët u arrestuan sulmuan policët dhe i dëmtuan makinën e patrullës me gurë.

Ndër të tjera mediet greke raportojnë se familja shqiptare i përket komunitetit rom.