Po ecte anash rrugës, makina përplas për vdekje 35-vjeçarin shqiptar

420
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Itali ku një shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Torino dhe siç raportojnë mediat italiane viktima është një 35-vjeçar, por nuk bëjnë të ditur identitetin e tij.

Viktima po ecte në anë të rrugës kur u përplas nga një makinë. Goditja ishte e fortë, saqë shqiptari ndërroi jetë menjëherë. Ndërsa, shoferi i mjetit që përplasi 35-vjeçarin, nuk ndaloi por u largua nga vendngjarja.

Policia italiane ka nisur hetimet për të identifikuar dhe për të arrestuar shoferin e automjetit që aksidentoi për vdekje 35-vjeçarin shqiptar.