Plagosje në Prizren, ja çfarë ka ndodhur

272
Sigal

Dy persona janë konfrontuar në Prizren si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik, nga ku është shtënë edhe me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë një person është lënduar në këmbë, ka konfirmuar policia.

Sipas raportit mjekësor i lënduari është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar si dhe është sekuestruar arma e përdorur në këtë rast.

‘Para pak minuta në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri per shkak te nje mosmarrëveshje ne komunikacion ka ardhur deri te konfrontimi i dy personave të dyshimtë, ku njeri nga ata ka gjuajtur me armë zjarri duke e lenduar personin tjetër ne kembe. Ne baze te konfirmimit te mjekut, i lenduari eshte jashtë rrezikut per jete. I dyshimti eshte ndaluar dhe nje arme eshte sekuestruar ne vendin e ngjarjes. Policia eshte duke u marre me rastin”, ka konfirmuar policia.