Piu helm gjatë seancës në Hagë, i akuzuari për krime lufte nën kujdesin mjekësor

588
Gjyqtarët kanë pezulluar një seancë të apelit, pasi njëri prej gjashtë kroatëve të Bosnjës, të akuzuar për krime të luftës, ka pirë atë që tha se ishte helm, duke brohoritur dhe duke e ngritur një gotë te buzët e tij në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.
Një zyrtar i gjykatës më vonë ka thënë se i akuzuari, Sllobodan Praljak, i cili pretendoi se ka pirë helm, është gjallë dhe nën kujdesin mjekësor.
Praljak, ish-komandant i forcave kroate në Bosnjë gjatë luftës në periudhën 1992-95, dukej teksa pinte diçka disa momente para se gjyqtarët e konfirmuan dënimin e tij me 20 vjet burg, shkruan rel.
“Sllobodan Praljak nuk është kriminel lufte. E refuzoj vendimin me neveri”, tha Praljak.
Gjyqtari kryesues, Camel Agius, me të shpejtë e ndali procesin e dëgjimit të sotëm. Ka mbetur e paqartë nëse Praljak kishte pirë helm dhe cila është gjendja e tij.
Sigal