Përqafoi të dashurën, policia gjobit 20-vjeçarin

185
Sigal

Në Itali rregullat e distancimit social janë marrë shumë seriozisht pasi ky shtet pësoi dëme kolosale nga Covid-19. Në rast të mosrepektimit të këtyre masave, ato shoqërohen me masa ndëshkuese.

Ky ishte dhe rasti i një 20-vjeçari në Pavia, i cili ishte duke shëtitur më të fejuarën e tij në qendrën e qytetit. Ata ishin të dy të pajisur me maska, por në një moment djali e ka përqafuar të dashurën e tij dhe ky veprim u pa nga policia bashkiake, e cila e gjobiti të riun me 400 euro. Masa ndëshkuese u aplikua vetëm te djali, pasi u mendua se vajza u gjet papritur në aktin e pamenduar të të fejuarit.