Një nga tre të burgosurit e huaj të cilët u plagosën dje në pasdite gjatë përplasjeve të ashpra në kohën e ngrënies në burgun e Agisë në Hania, i është nënshtruar një operacioni në spitalin e qytetit Chania.
Sipas mediave lokale i burgosuri është dërguar me hemorragji në spital, pas lëndimeve të rënda të shkaktuara nga objekte të mprehta në gjoks dhe ne vende te tjera te trupit.
24 orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për jetën e tij, pasi në orën 16:00 është futur ne sallën e operacionit, dhe askush nuk është i sigurtë për jetën e tij, raporton gazetari Shpëtim Zinxhiria nga Greqia.