Përleshjet në SHBA/ Protestuesit plagosin 5 oficerë policie, kaos nëpër rrugë, shkatërrohen dhjetëra biznese

253
Sigal

Në SHBA, vazhdojnë protestat masive nëpër qytete të ndryshme, pas vdekjes së George Floyd gjatë arrestimit. Ai ishte një afro – amerikan.

Mediat raportojnë se protestuesit kanë qëlluar dhe plagosur 5 oficerë policie, pas shkallëzimit të protestave. Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se në rast se demonstratat vazhdojnë të shtohen, atëherë mund të nxjerrë ushtrinë në rrugë, raportojnë mediat e huaja.

Amerika ka aktivizuar agjentët e saj sekretë nw shumw shtete, që t’i ketë në terren pas protestave të dhunshme nëpër rrugë.  Demonstruesit vunë zjarr në një qendër tregtare në Los Angeles, plaçkitën dyqane në New York dhe u përleshën me policinë në St Louis, Misuri, ku katër oficerë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Një komisar i policisë së St. Louis, John Hayden tha se rreth 200 protestues demonstronin fuqishëm përpara tyre, duke shkaktuar edhe trazira. Hayden tha se një qytetar amerikan u vra, por se protestuesit janë duke djegur mbarë vendin.

Donald Trump ka dënuar vdekjen e afro amerikanit Floyd, që vdiq gjatë një arresti nga një polic i bardhë më datë 25 maj 2020. Trump ka premtuar drejtësi për cështjen. mirëpo, ai tha se protestat nuk mund të shkojnë kaq larg, sa të kalojnë cdo limit në dhunë.