Thaçi: Zgjedhjet do të mbahen në 2018, protestat të neveritshme

465
Zëvedëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka cilësuar si të neveritshme protestat e opozitës të cilat sipas tij bien ndesh me rregullat e demokratike.
Në një intervistër për mediat vendase Thaci theksoi se në Kosovë nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme por do të mbahen në 2018 sipas afatit që përcakton ligji dhe kushtetuta.
Thaci i bëri thirrje opozitës ti kthehet parlamentit me diskutime dhe të mos pengojë punën për hartimin dhe miratimin e ligjeve që integrojnë Kosovën drejt liberalizimit të vizave.
“Bllokim në Kuvend do të kemi kur nuk do të mund t’i shtyjmë përpara proceset, ligjet, marrëveshjet. Koalicioni qeverisës ka numrat dhe përkrhjen e mjaftueshme për t’i shtyrë përpara të gjitha proceset. Opozita duhet të kërkojë argumente dhe t’u kthehet diskutimeve në Kuvend dhe të heqë dorë nga pengimi i deputetëve që ta kryejnë detyrën e tyre”- u shpreh Thaci.
Në përfundim Thaci ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjes si president ku i shpreh i gatshëm se për të mirën e Kosovës ai do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike. 
Sigal