Përleshje në kampet e refugjatëve në Greqi, vdesin nënë e bijë

459
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një kamp refugjatësh në ishullin Lesbos në Greqi.

Pas një përleshjeje, disa prej tyre i kanë vënë flakën kampit, duke shkaktuardy viktima, nënë e bijë. Sipas mediave greke, e gjitha kjo filloi pasi refugjatët u rebeluan dhe u përleshën me policinë, duke vendosur zjarre brenda dhe jashtë kampit e duke kërkuar që të largoheshin.

Tymi duket se ka shkaktuar probleme me frymëmarrjen, çka ka bërë që një numër i madh i refugjatëve të përfundojnë në spital. Ky kamp është i parashikuar të mbajë 3000 refugjatë ndërkohë që aktualisht aty strehoheshin 12.000 refugjatë, kryesisht nga Siria.