Një mjek i cili ishte përgjegjës për trajtimin e Alexei Navalny në Rusi, menjëherë pasi u helmua me novichok, ka vdekur papritmas në moshën 55 vjeç.
Dr Sergei Maksimishin ishte përgjegjës për kujdesin intensiv në spitalin Omsk, ku udhëheqësi i opozitës u mor pasi u sëmur rëndë në një aeroplan i cili u detyrua të bënte një ulje urgjente.
Spitali i Omsk dhe autoritetet ruse mohuan me forcë që Navalny të tregonte ndonjë shenjë të helmimit nga agjentët nervorë, por kritiku i Putinit më pas fluturoi në Gjermani për trajtim, ku mjekët zbuluan novichok.
Maksimishin vdiq në njësinë e kujdesit intensiv ku Navalny u trajtua dhe paraprakisht nuk dyshohet se ai ishte infektuar me Covid-19.
Raportet fillestare thanë se presioni i tij i gjakut u rrit papritmas dhe ai vdiq nga një sulm në zemër






















