“Përdorimi i armëve kimike”, Biden flet për herë të parë pas samitit të G7: Ja si do përgjigjemi ndaj Putin

130
Sigal

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se SHBA do të përgjigjet nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë të shkatërrimit në masë, por se përgjigja do të varet nga situata.

“Ne do të përgjigjenim nëse ai e përdor atë. Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit”.-u përgjigj Biden, duke shtuar se ai nuk mund të jepte informacion mbi inteligjencën, por për çështjen e armëve kimike,

SHBA është zotuar të sigurojë mbi 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën dhe më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për miliona ukrainas të prekur nga lufta në Ukrainë, thotë Biden.

NATO dhe aleatët evropianë janë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës me ndihmë ushtarake dhe humanitare, tha ai, si dhe në vendosjen e “regjimit më të rëndësishëm të sanksioneve ekonomike ndonjëherë” për të “sakatosur” ekonominë e Vladimir Putinit.

I pyetur për kërcënimin e armëve kimike, presidenti tha se SHBA-të do të përgjigjeshin nëse Putini do t’i përdorte ato, por “natyra e përgjigjes do të varej nga natyra e përdorimit”.