Sulm me raketë në ndërtesën e një hoteli, vdes ish-deputeti pro-rus

74
Sigal

Një zyrtar rajonal tha se Oleksiy Zhuravko, një ish-deputet ukrainas pro-rus, vdiq si pasojë e sulmit.

Kirill Stremousov tha në deklaratë se forcat e armatosura ukrainase qëlluan një raketë në “Play Hotel by Ribas”, rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele.

Kievi nga ana tjetër nuk i është përgjigjur pretendimeve.

Administrata e instaluar nga Rusia tha në një postim në Telegram se ky “ishte një akt i planifikuar terrorist”, duke shtuar se ndërtesa e hotelit nuk ishte përdorur për qëllime ushtarake.

Në deklaratë thuhet se sipas “informacioneve paraprake” nga sulmi u vranë dy persona.

Autoritetet thanë se gazetarët e mediave ruse ishin në hotel kur raketa goditi, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Një përfaqësues i agjencive të zbatimit të ligjit në rajon u citua nga agjencia e lajmeve TASS të ketë thënë se sulmi “u krye në mënyrë të qartë me ndihmën e përfaqësuesve të NATO-s, sipas inteligjencës dhe informacionit të tyre”.

Punonjësit e shpëtimit thuhet se po krehin rrënojat në kërkim të viktimave të mundshme të hotelit që ndodhet në qendër të qytetit të Kherson.

Ky sulm vjen në një moment kur autoritetet ruse në Khersonin e pushtuar po detyrojnë qytetarët të firmosin një peticion ku kërkohet që territori t’i bashkohet federatës ruse.