Pavarësia e Kosovës/ Krerët e institucioneve nderojnë figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova

82
Sigal

Më 17 shkurt, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ata shprehën mirënjohjen për rolin e tij historik në rrugën drejt pavarësisë së vendit.

Në këtë ceremoni u vendosën kurora lulesh në nderim të Rugovës.

Pas homazheve te varri i ish-presidentit, delegacioni vazhdoi vizitën tek varri i veprimtarit të shquar Adem Demaçi.

Ata kujtuan kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar, duke theksuar se sakrifica dhe përkushtimi i tij do të mbeten përherë në kujtesën kombëtare.

Gjatë ditës krerët institucional kanë bërë nderime dhe pranë Monumentit të të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.