Kosovë: Jahjaga takon Presidentin e Sllovenisë, Pahor

448
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në kuadër të Samitit 100, me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me ftesë të të cilit po merr pjesë në Samit.
Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pahor diskutuan për cështje të bashkëpunimit të ndërsjellë, mbajtjes hapur të axhendës evropiane për të gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe ndihmës që Sllovenia mund të japë në procesin e integrimeve si dhe për nevojën e prezantimit të projekteve të përbashketa rajonale para BE-së.
Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pahor biseduan edhe për Samitin e Bërdos që do të mbahet më 8 qershor në Slloveni.
Presidentja Atifete Jahjaga po merr pjesë në Samitin 100 të liderëve të biznesit në Evropën Juglindore, në Portorozh të Sllovenisë.
Konferenca_2Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në hapjen zyrtare të Samitit 100, të liderëve të biznesit në Evropën Juglindore, në Portorozh të Sllovenisë. Presidentja Jahjaga, e ftuar nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, po merr pjesë në Samit së bashku me Presidentët e vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, në mesin e të cilëve Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Mladen Ivanic.
Konferenca_6Samiti 100, që organizohet nën përkujdesjen e Presidentit Slloven, mbledh një numër të udhëheqësve të biznesit dhe ndërmarrës nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore. Samiti 100 i paraprin Samitit të Bërdos, të presidentëve të shteteve të Ballkanit dhe Presidentit të Sllovenisë e të Kroacisë si nismëtarë të kësaj iniciative.
Presidentja Jahjaga dhe Presidentët e tjerë pjesëmarrës në Samitin 100 që po mbahet në Portorozh ishin edhe pjesë të panelit të diskutimeve në kuadër të Samitit “Marrëveshja e re për një Epokë të Re”, ku u diskutua për cështje të ndryshme të bashkëpunimit rajonal dhe ideve e projekteve të përbashkëta në fushën e zhvillimit ekonomik.
Sigal