Fier, pranga doganierit dhe biznesmenit zhdoganonin mallra të padeklaruara

508
Policia e Fierit, Sektori për Krimin Ekonomik Financiar ka arrestuar në flagrancë për shpërdorim detyre, kontrabande mallrash dhe trafikim mjetesh motorike shtetasit Albert Bani, 55 vjeç me detyrë doganier dhe biznesmenin 62 vjeçar Valter Gjonbracaj.
Arrestimi i ketyre shtetasve u be për arsye se shtetasi Albert Bani me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Vlorë, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës ka favorizuar shtetasin Valter Gjonbracaj, duke zhdoganuar disa produkte të cilët ky i fundit i kishte marrë në Itali.
Si rezultat i veprimeve proceduriale u bë i mundur që ky shtetas të kapet në flagrancë në aksin rrugor Fier Lushnje, ku ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale ;
Automjeti me targa AA067JB
Një zetor i markes NEw HOLLAND,T4050
Pesë lodra elektronike për femijë,me vlere 3000 Euro,46 goma te perdorura, 2 soba gatimi,si dhe nje sere mobiliesh te tjera.
Të gjitha këto të pa deklaruara, duke i shkaktuar shtetit nje dëm ekonomik të konsiderueshem.
Arrestimi u bë i mundur në finalizim të operacionit policor të koduar “TRANZITI”.
Sigal