Pasagjerët e MH17-s ishin gjallë pas goditjes nga raketa ruse

433
Pasagjerët e fluturimit MH17 mund të kenë qenë gjallë për më shumë se një minutë pasi avionic u godit nga toka nga një raketë, sipas zbulimit të një raporti zyrtar. Hetuesit holandezë bënë të ditur se raketa ruse BUK shpërtheu vetëm disa centimetra larg kabinës së pilotëve, duke vrarë drejtuesit e mjetit dhe shkatërruar pjesën e përparme të avionit.
Impakti i raketës qe menjëherë fatal vetëm për tre anëtarë të stafit të avionit në kabinën e fluturimit të Malaysia Airlines, bën të ditur raporti i Sigurisë Holandeze në Bord. Anëtarët e tjerë të stafit mund të kenë vdekur nga trysnia e fortë a ajrit, niveli i ulët i oksigjenit, i ftohti ekstrem, rrymat e fuqishme të ajrit dhe objektet fluturuse. Duke rikrijuar një skenar të tmerrshëm, raporti bën me dije se ‘kjo nuk e përjashton se disa pasagjerë qëndruan koshientë’ 60-90 sekonda përpara se avionic të rrëzohej.
Sigal