Pas vdekjes së Princit Philip, Elizabeth i futet biznesit/ Shikoni çfarë nxorri në treg

205
Sigal

Pallati Buckingham ka konfirmuar se Mbretëresha Elizabeth ka miratuar shitjen e dy birrave të krijuara nga bimët e rritura në shtëpinë e saj “Sandringham estate”. Sipas mediave të huaja, ato do të shiten në dyqanin e dhuratave Sandringham, ndërsa do të kushtojë 5,50 dollarë shishja 500 ml.

Birrat vijnë në dy lloje, një “e hidhur” angleze e filtruar në të ftohtë, pra tradicionale dhe një më e fortë e përshkruar nga dyqani i dhuratave si “unike e natyrshme”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mbretëresha prodhon alkool. Në vitin 2020, Pallati Buckingham prodhoi gjithashtu Gin nga përbërësit e gjetur në oborrin e shtëpisë së Mbretëreshës.