Pas skandalit të korrupsionit, dorëhiqet kreu i bashkisë së Romës

441
Kryetari i Bashkisë së Romës Ignazio Marino ka dhënë dorëheqjen, pas skandalit të shpërdorimit të fondeve publike. Marino, anëtar i Partisë Demokratike mohoi akuzat se ka përdorur paratë e qytetit për darka dhe festa me familjen e miqtë e tij, por ka ofruar të kthejë mbrapsht shumën prej 20 mijë eurosh që ai ka në kartën e kreditit.
Gjatë ditës rreth njëqind banorë të kryeqytetit italian ishin mbledhur jashtë selisë e qeverisë së bashkisë së Romës, ku shumica prej tyre këkronin dorëheqjen e tij.
“Kërkojmë dorëheqjen e kryetarit Ignazio Marino, sepse për 30 muaj ai ka lënë qytetin në gjendje të mjerueshme. Në Romë nuk funksionojnë as shërbimet elemetrare të punës dhe mbi të gjitha sepse ai ka shkatërruar imazhin e Romës në botë,” -thotë Roberta Anxhelili.
Dorëheqja e tij pasoi një takim të nxehtë të autoriteteve lokale, ku u bë e qartë se ai ka humbur jo vetëm besimin e kreut të demokratëve njëkohësisht kryeministrit të vendit Mateo Renzi, por edhe shumicën e Këshillit Bashkiak.
” Paftësia e tij është mungesa e kurajës për tu afrontuar me problemet,”-thotë Carlos Alberto Chicchiarelli një tjetër banor i Romës.
Kryetari i komunës është përfshirë shpesh në polemika të ndryshme, ku ky i fundit vjen në kohën kur Roma po përgatitet për vitin e shenjtë që pritet të sjellë miliona vizitorë në kryeqytetin italian.
Sigal