Numërohen 50 përqind e votave në Prishtinë, Rama 51.35 përqind, Vitia 48.65 përqind

143
Sigal

KQZ ka nisur me publikimin e rezultateve të para për balotazhin në Prishtinë.

Deri më tani janë numëruar rreth 50 për qind e votave.

Përparim Rama nga LDK-ja ka marrë 51,35% për qind ose 19.855 vota.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka 48,65% për qind ose 18.812 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se pas mbylljes së vendvotimeve në 21 komunat e Kosovës, ka nisur numërimi i votave.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në rundin e balotazhit për zgjedhjet lokale, dalja ishte 37.88 për qind apo të drejtën e votimit e kanë ushtruar 475,751 qytetarë.

Garat për kryetarë të komunave u zhvilluan në Prishtinë, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe në Kllokot.